“Turqia do të mbrojë të drejtat e qipriotëve turq”

Mos i humb

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se Ankaraja asnjëherë nuk do të tolerojë uzurpimin e të drejtave të turqve dhe qipriotëve turq si një fakt të kryer.

Duke folur gjatë një ceremonie të shënimit të 55-vjetorit të rezistencën në Erenköy në Qipro, Akar tha se Turqia dhe qipriotët turq kanë zgjatur dorën për paqe dhe stabilitet.

“Ne po presim përgjigje për këtë dorë. Ne shpresojmë që të gjitha palët relevante, veçanërisht qipriotët grekë, të kuptojnë qasjen tonë pajtuese dhe të sinqertë dhe t’i përgjigjen si duhet”, tha Akar, duke shtuar se ata shpresonin se në këtë mënyrë “storje të reja të paqes” mund të shkruhen në ishull.

“Turqia është garantuesi më i fuqishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Akar.

Ai theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbrojë të drejtat legjitime dhe interesat si të Turqisë, ashtu edhe të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) sipas ligjin ndërkombëtar, në përputhje me marrëveshjet e garancisë dhe aleancës.

– Takimi me kryeministrin e TRNC-së

“Dëshira jonë është që të shohim barazi politike të njerëzve tanë këtu si pjesë e ligjit ndërkombëtar përmes mjeteve dhe metodave paqësore”, tha Akar pasi vizitoi kryeministrin e TRNC-së, Ersin Tatar.

Ai tha se Turqia, si shtet garantues, dhe Forcat e Armatosura të Turqisë, gjithmonë janë në anën e paqes.

“Ne jemi shumë të sinqertë në këtë. Ne favorizojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe zgjidhje paqësore të problemeve sipas ligjit ndërkombëtar”.

Tatar theksoi se qipriotët turq kanë besueshmëri të plotë në Turqinë dhe në Forcat e Armatosura të Turqisë.

“Nëse ka paqe në këtë shtet si në veri ashtu edhe në jug, kjo është falë prezencës së ushtrisë turke”, shtoi ai.

Më 5 gusht të vitit 1964, qipriotët grekë sulmuan rajonet Erenköy dha Mansur me sulme nga deti dhe nga njësitë e këmbësorisë të përforcuara me tanke, si dhe hapën zjarr ndaj qyteteve turke dhe anijeve të peshkimit në bregdet.

Pasi u bë e qartë se prezenca e Kombeve të Bashkuara (OKB) në ishull do të qëndronte indiferente ndaj masakrës, Turqia dërgoi misionin e saj të parë të ndihmës në ishull në formën e katër avionëve më 7 gusht.

Në vitin 1964, rreth 500 qipriotë turq, studentë në Turqi dhe Londër, erdhën në Erenköy me anije për të ndihmuar rezistencën kundër sulmeve të grekëve qipriotë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit