Turqia do të skanojë pasagjerët ndërkombëtarë për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se nga nesër vendi i tij do të skanojë me kamera termike të gjithë pasagjerët që vijnë me fluturime ndërkombëtare për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Më 3 shkurt, Turqia vendosi të nisë me skanimin përmes kamerave termike të pasagjerëve që vijnë nga Japonia, Tajvani, Hong Kongu, Singapori, Koreja e Jugut dhe Malajzia.

“Meqenëse zakonisht koronavirusi nuk infekton fëmijë të moshës nën 15-vjeçare, shkollat nuk duhet të shqetësohen”, tha Koca në një konferencë për media në Ankara.

Ai tha se ka mjaftueshëm maska mbrojtëse për fytyrën në vend dhe se aftësia për t’i prodhuar ato më tej.

Në mesin e muajit janar, Kina porositi gjithsej 200 milionë maska mbrojtëse për fytyrën nga firmat mjekësore turke.

Duke iu referuar ekuipazhit të fluturimit dhe ekipit mjekësor që evakuuan 42 persona nga Kina, Koca tha se ata mund të mbahen nën vëzhgim pas të hënës bazuar në sugjerimin e komitetit shkencor.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan, thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.

Koronavirusi ka ngritur alarmin në të gjithë botën, me raste të raportuara në Azi, Evropë, SHBA dhe Kanada.

Jashtë Kinës, virusi është përhapur në mbi 20 vende, përfshirë Belgjikën, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajlandën, SHBA-të, Singaporin, Francën, Vietnamin, Malajzinë, Kamboxhian, Sri Lankën, Filipinet, Indinë, Nepalin, Rusinë dhe Kanadanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit