Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Mos i humb

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor, tha ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Çavuşoğlu.

Komentet kryediplomatit turk erdhën në një konferencë shtypi të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov në Ankara.

Çavuşoğlu tha se qeveria turke demonstroi vullnetin e saj në rajonin ku tensionet kanë qenë të lartë pas zbulimit të burimeve të energjisë, duke bërë gjeste “të përkohshme” në përputhje me kërkesat e Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të Evropës.

Megjithatë, sipas diplomatit të lartë turk, gjestet e Ankarasë nuk hasën në përgjigje nga qeveria greke dhe qipriote greke dhe Turqia riaktivizoi anijet e saj të shpimit si reagim.

“Ne do të mbrojmë të drejtat e Turqisë dhe qipriotëve turq në Mesdheun Lindor dhe nuk do të bëjmë asnjë lëshim”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se aktivitete sizmike dhe të sondimit do të zhvillohen këtë muaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit