“Turqia e vendosur të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe sirianëve”

Mos i humb

Pas sulmit të regjimit mbi trupat turke në Siri, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përsëriti zotimin e tij për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe sirianëve në Idlib.

“Turqia u kundërpërgjigj ndaj këtij sulmi siç ka bërë më parë, dhe vazhdon kundërpërgjigjen”, tha Erdoğan në aeroportin e Stambollit para se të nisej për në Ukrainë në një vizitë zyrtare.

Së paku katër ushtarë turq ranë dëshmorë dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve intensive sot në mëngjes nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.

“Rreth 40 pozicione u shënjestruan gjatë një operacioni në vazhdim”, tha Erdoğan, duke shtuar se rreth 30-35 trupa të regjimit u vranë sipas raporteve fillestare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit