Turqia e vendosur të mbështesë instalimin e menjëhershëm të paqes dhe stabilitetit në Somali

Mos i humb

“Ne e dënojmë fuqimisht dhe e mallkojmë këtë sulm terrorist (…) Turqia do të vazhdojë me vendosmëri të sigurojë mbështetje për vendosjen e menjëhershme të paqes dhe stabilitetit në Somali dhe për të siguruar që vendi të ketë mjedisin e nevojshëm për zhvillim”, thuhet në deklaratën e MPJ turke, ku theksohet gjithashtu se një aeroplan ushtarak ngarkese është dërguar në Mogadisho për të transportuar të plagosurit somalezë në Turqi për trajtim.

Të shtunën herët, rreth 90 njerëz, përfshi këtu edhe 2 shtetas turq, gjetën vdekjen dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me një kamion të ngarkuar me lëndë plasëse ndaj një postblloku në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë.

Sulmin në fjalë e dënoi fuqishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop.

“Kjo ngjarje e hidhur tregon se sa e drejtë është lufta e Turqisë kundër terrorizmit”, tha ai.

Ndërsa zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, shprehu ngushëllime të përzemërta për popullin dhe ekzekutivin vëllazëror të Somalisë duke përcjellë mesazh mbështetjeje për këtë shtet në Bririn e Afrikës.

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare gjithashtu e dënoi këtë sulm terrorist dhe mallkoi autorët e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit