“Turqia është aleat i rëndësishëm në kuadër të NATO-s”

Mos i humb

 

Marc Finaud, kryekëshilltari në Qendrën për Politika të Sigurisë në Gjenevë, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke theksuar se asnjëherë nuk duhet harruar se Turqia është një aleat shumë i rëndësishëm në kuadër të paktit NATO.

“Nuk mund të ngriheni kundër një anëtari të NATO-s që ka rëndësi kyçe dhe një aleati shumë të rëndësishëm t’i ushtroni presion të njëanshëm, të merrni masa të njëanshme dhe të vendosni sanksione”, ka thënë Finaud.

Ai theksoi se Turqia, Rusia, Kina dhe vendet kyçe në Evropë duhet të veprojnë së bashku kundër administratës së Trumpit, duke kritikuar ashpër prononcimet e Trumpit përmes rrjetit social Twitter drejtuar kundër Ankarasë.

“Këto janë deklarata shumë joserioze të cilat do të rrisin tensionet edhe më tej në rajon. Absolutisht nuk ka nevojë për eskalimin e tensioneve në këtë mënyrë”, ka thënë Finaud, i cili në karrierën e tij të pasur ka ushtruar funksione të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme Franceze.

Ai dënoi rritjen e taksave doganore të vendosura nga Trump ndaj Turqisë për çelikun dhe aluminin, duke theksuar se këto janë politika të njëanshme dhe përdorim i forcës në vend të kërkimit për zgjidhje të përbashkët të problemeve ekzistuese.

Diplomati francez theksoi se tregtia duhet të zhvillohet kryesisht në bazë të rregullave të konkurrencës, duke shtuar se politikat e Trumpit në këtë aspekt janë plotësisht të gabuara.

“Zgjidhje më e mirë janë bisedimet në korniza multilaterale”, ka thënë Finaud, duke shtuar se problemet duhet të zgjidhen brenda Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

“Edhe nëse ka ndonjë problem, duhet të zgjidhet me qasje multilaterale brenda Organizatës Botërore të Tregtisë. Edhe pse SHBA posedon armë bërthamore, kjo me siguri nuk është qasja e duhur”, ka thënë kryekëshilltari në Qendrën për Politika të Sigurisë.

Duke komentuar vendimin e Trumpit sipas të cilit në muajin maj SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja me Iranin, Finaud theksoi se embargoja e njëanshme kundër Iranit nuk pati efekte as në të kaluarën, duke paralajmëruar se sanksionet e njëanshme të Trumpit fillimisht do të dëmtojnë SHBA-të dhe ekonominë evropiane.

“Përveç kësaj, me siguri kompanitë ruse dhe kineze do të kenë përfitime nga tërheqja e kompanive evropiane nga Irani”, vlerëson Finaud.

Në fund ai komentoi sulmet e vazhdueshme të regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad në Idlib, duke theksuar se metodat ushtarake në Siri me siguri se nuk do të sjellin kurrfarë rezultate.

Ai i apeloi komunitetit ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet e OKB-së me qëllim të arritjes së zgjidhjes paqësore dhe politike për Sirinë, duke shtuar se regjimi i Assadit nuk guxon të keqpërdorë kaosin në vend dhe të vazhdojë sulmet ndaj opozitës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit