Turqia hap sot spitalin më të madh në Europë (Foto)

Mos i humb

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, sot do të hapet spitali më i madh në Evropë, i cili njëherësh është edhe spitali i tretë në botë, që ka të instaluar të gjitha repartet në kuadër të një projekti.

Pas qyteteve turke Yozgat, Mersin, Isparta, Adana Kayseri, Elazig, Eskisehir dhe Manisa, Ankaraja është qyteti i nëntë në Turqi që bëhet me spital të ri.

Në kuadër të spitalit ndodhet dhe kampusi mjekësor ndërsa brenda tij mund të pranohen deri në 30 mijë pacientë në ditë.

Edhe pse ceremonia solemne e hapjes është nesër, spitali në Ankara ka filluar të pranojë pacientë që nga 7 shkurti i këtij viti.

Fillimisht me punë nisën reparti i kirurgjisë kardiovaskulare, spitali i përgjithshëm, neurologjia, otropedia dhe onkologjia.

Deri më sot janë kryer 2.815 intervenime kirurgjike, në nivel javor janë kryer 7.000 operacione ndërkaq siç shkruan AA në aspekt ditor janë kryer rreth 600 operacione emergjente. Kapaciteti i spitalit është me rreth 3.800 shtretër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit