Turqia ka administruar mbi 59 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca tha se sasia e vaksinave që Turqia ka administruar në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka tejkaluar 59 milionë doza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twiter, Koca tha: “Kemi tejkaluar 59 milionë doza. Jemi shumë më afër imunitetit teksa numri i miliona dozave rritet”.

Sipas të dhënave momentale që ndodhen në faqen e internetit “covid19asi.saglik.gov.tr” të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vaksinave të administruara deri më 13 korrik arrin në 59.135.870 prej të cilave 38.104.116 e përbëjnë dozat e para, 17.833.075 dozat e dyta dhe 3.198.679 dozat e treta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit