Mbi 120 migrantë afrikanë kaluan në Melilla të Spanjës, përmes Marokut

Mos i humb

Më shumë se 120 emigrantë afrikanë kanë hyrë në qytetin spanjoll të Melilla-s në Afrikën e Veriut në mënyrë të paligjshme përmes Marokut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë në llogarinë e Shoqatës Marokene për të Drejtat e Njeriut në Facebook u dhanë informacione në lidhje me fluksin e migrantëve të parregullt në qytetin e Melilla-s.

Duke theksuar se qindra migrantë të parregullt kryesisht nga vendet afrikane Sub-Sahariane po përpiqen të hyjnë në qytetin Melilla përmes Marokut thuhet se “Më shumë se 120 migrantë arritën të hyjnë në qytet duke kaluar pengesat kufitare”.

Në deklaratë thuhet se hyrja e më shumë se 80 emigrantëve ishte bllokuar nga forcat spanjolle të sigurisë.

Majin e kaluar, më shumë se 8.000 emigrantë marokenë dhe afrikanë hynë në qytetet spanjolle Ceuta dhe Melilla dhe më vonë 6.000 prej tyre u kthyen në Marok.

Administrata spanjolle pretendoi se zyrtarët marokenë të sigurisë nuk morën masat e nevojshme për të parandaluar kalimin e migrantëve të parregullt.

Maroku qytetet Ceuta dhe Melilla i konsideron të pushtuara nga Spanja.

Marrëdhëniet midis Spanjës dhe Marokut u kthyen në një krizë diplomatike kur Spanja trajtoi në spital Sekretarin e Përgjithshëm të Frontit, Polisario Ibrahim Gali më 22 prill, për shkak të infektimit me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit