Turqia kryeson në listën e përkohshme të UNESCO-s

Mos i humb

 

Me gjithsej 77 vende që presin të hyjnë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Turqia ka numrin më të madh të vendeve në listën e përkohshme të kësaj organizate, tha kryetari i Komisionit të Turqisë për UNESCO-n, Öcal Oğuz.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Oğuz tha se Turqia tanimë ka 18 vende që janë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Göbeklitepe, tempulli më i vjetër në botë, u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 1 korrik. Ajo u zbulua në vitin 1963 teksa studiues nga universitetet e Stambollit dhe Çikagos po punonin në këtë zonë arkeologjike.

Oğuz tha se vetëdijësimi i opinionit publik në Turqi për UNESCO-n është rritur gjatë viteve të fundit, duke shtuar se qeverisjet lokale, organizatat joqeveritare dhe agjencitë qeveritare janë duke punuar në harmoni në këtë drejtim.

“Kur e ndajmë pasurinë e kësaj toke me botën, ne mendojmë se do të ofrojmë avantazhe dhe mundësi të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe përçimin e saj gjeneratave të ardhshme”, theksoi Oğuz.

Në listën e përkohshme të UNESCO-s, nga Turqia, mes tjerash, bëjnë pjesë Manastiri Sumela në provicën e Trabzonit, Harran në Şanlıurfa, shpella Karain në Antalya dhe zonat e betejave të Çanakkalasë dhe Gelibolu (Galipoli) në Luftën e Parë Botërore në Çanakkala.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit