Turqia ndër tri vendet më ambicioze në botë në teknologji ushtarake, nga po shkon ajo?

Mos i humb

Sipas raportit të International Peace Research “SIPRI” me seli në Stokholm, Turqia është ndër tri vendet që më së shumti harxhon në armë dhe industrinë ushtarake. Dy vendet tjera që pretendojnë të jenë fuqi botërore në këtë rrafsh janë India dhe Brazili, shkruan Al-Jazeera.

Raporti i lartpërmendur përfshinë të dhënat mbi harxhimet e Turqisë në prodhimin e teknologjisë ushtarake, në blerjen e armëve si dhe në shitjen e prodhimeve të veta ushtarake.

Kështu, gjithnjë sipas këtij raporti, Turqia po tregon një ambicie të theksuar në avancimin e industrisë ushtarake në mënyrë që ajo vetë t’i përmbushë nevojat e veta dhe të minimizojë varësisë së saj ndaj prodhuesve të jashtëm të armëve. Raporti shton gjithashtu se Turqia ka rritë investimet e saj për 25% në “Asilsan” dhe “Snafta”, dy kompani turke këto që janë prodhuese të armëve dhe teknologjisë ushtarake,

Sipas International Peace Research, “Aselsan” tani për tani është e 68-ta në botë në prodhimin e teknologjisë ushtarake, dhe se ajo po pretendon ta jetë ndër dhjetë prodhueset më të forta të armëve në botë.

Investimet turke sidomos në këto dy kompani ushtarake, vetëm në vitin 2017 ishin mbi 2.5 miliardë dollarë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit