![]()
Shoqata Turke e Prodhuesve të Çelikut (TCUD) ka bërë të ditur se në muajin maj prodhimi i çelikut të papërpunuar i Turqisë arriti në 3.1 milionë ton.
TCUD tha se shifrat treguan një rënie prej 8 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në baza vjetore vëllimi i eksportit të çelikut në vend u rrit me 30,3 për qind apo në 2.1 milionë ton në muajin maj.
Në pesë muajt e parë të vitit 2019, Turqia prodhoi 14.3 milionë ton çelik të papërpunuar, duke shënuar një rënie vjetore prej 10 për qind.
Vëllimi i eksportit të çelikut të papërpunuar të Turqisë u rrit me 20,4 për qind në 9.8 milionë ton në periudhën janar-maj. Vendi fitoi 7.2 miliardë dollarë nga eksporti në të njëjtën periudhë.
Importi i çelikut në vend nga janari deri në maj arriti në 4.9 milionë ton, me një rëinie prej 34,5 për qind nga viti në vit. Vlera e importeve po ashtu shënoi rënie me 33,4 për qind në 4.2 miliardë dollarë në pesë muajt e parë të këtij viti.
TCUD tha se prodhimi i çelikut të papërpunuar në botë u rrit me 5,4 për qind apo në 162.7 milionë ton në muajin maj.
Prodhimi i çelikut të brendshëm të Kinës, prodhuesit më të madh të çelikut të papërpunuar në botë, arriti në 89.1 milionë ton duke shënuar një rritje prej 10,2 për qind.


