
Turqia i shprehu ngushëllime qeverisë dhe popullit të Pakistanit për humbjen e jetëve të një numri të madh të njerëzve nga zjarri që ra në një tren që udhëtonte nga qyteti Karaçi për në rajonin Ravalpindi.
Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është mësuar me keqardhje për humbjen e jetëve të një numri të madh të njerëzve në aksidentin hekurudhor që ndodhi në Pakistan.
“Kërkojmë mëshirën e Allahut për viktimat që humbën jetën e tyre në këtë aksident, të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa qeverisë dhe popullit mik e vëlla të Pakistanit u shprehim ngushëllime”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.


