“Turqia nuk qëndron prapa sulmeve ndaj bazave ruse”

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se shteti dhe ushtria turke nuk qëndrojnë prapa sulmeve ndaj bazave ruse në Siri.

Në një mbledhje me përfaqësuesit e mediumeve ruse në Moskë, Putin theksoi se sulmet ndaj bazave ruse Hmejmin dhe Tartus synojnë prishjen e marrëdhënieve të Rusisë me partnerët e saj, përfshirë Turqinë.

Presidenti rus tha se sulmet me dronë ndaj bazave në Siri janë një plan i hartuar në mënyrë të detajuar.

“Është bërë përpjekje që dronët të kamuflohen duke i treguar ato si dronë artizanalë”, theksoi Putin, duke shtuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me këto sulme.

“Ne e dimë se kush i ka provokuar sulmet e organizuara dhe kush qëndron prapa tyre. Jam i sigurt se prapa këtyre sulmeve nuk qëndron shteti dhe ushtria turke”, vlerësoi Putin.

Ndryshe, në një lajm të publikuar më 4 janar nga gazeta ruse Kommersant, u pretendua se mbi dhjetë ushtarë janë plagosur dhe të paktën shtatë avionë luftarakë janë shkatërruar në një sulm me mortajë të “grupeve opozitare” më 31 dhjetor të vitit 2017 ndaj bazës ruse Hmejmim në Latakia të Sirisë.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes “pjesërisht” i ka mohuar pretendimet, duke bërë të ditur pretendimet për vdekjen e dy ushtarëve si pasojë e sulmit dhe shkatërrimin e shtatë avionëve nuk reflektojnë të vërtetën.

Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë “Lëvizja e Lirë Alevite”, emri i së cilës nuk është dëgjuar më parë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit