Turqia përballet me një valë emigrantësh afganë

Mos i humb

 

 

Një valë emigrantësh afganë pa dokumente personale, ka goditur Turqinë në muajt e fundit, deklaroi sot ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Soylu.

“Në muajt e fundit po përballemi me një valë emigrantësh, ku spikasin ata nga Afganistani”, tha Soylu, në një takim me zyrtarët e emigracionit në provincën jugore të Turqisë, Adana.

Nga numri i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm gjatë vitit 2018 tha Soylu, 29.899 janë me origjinë afgane, ndërkohë sipas tij numri i përgjithshëm i emigrantëve ilegalë afganë gjatë vitit 2017 ka qenë 45.259.

Ai tha se autoritetet e Turqisë në vitin 2017 kanë arrestuar 4.641 trafikantë emigrantësh, për të shtuar se në periudhën e deritanishme të vitit 2018, numri i trafikantëve të arrestuar është 1.328.

Turqia aktualisht strehon 3.5 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Vendi ishte rruga kryesore që e përdornin refugjatët për të kaluar në Evropë, sidomos në kohën e luftës në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit