Turqia pezullon fluturimet nga 9 vende evropiane

Mos i humb

Për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, kompania ajrore Turkish Airlines ka anuluar fluturimet nga nëntë vende evropiane.

“Për shkak të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19) në Evropë, duke filluar nga e shtuna në 08:00 të mëngjesit deri më 17 prill do të pezullohen fluturimet tona me pikë nisjeje nga Gjermania, Franca, Spanja, Norvegjia, Danimarka, Belgjika, Suedia, Austria dhe Holanda”, tha kompania kombëtare turke në një deklaratë.

Më tej, në deklaratë theksohet se “Turkish Airlines, e cila gjithmonë i jep përparësi sigurisë së udhëtimit të mysafirëve të saj, do të vazhdojë të ndjekë procesin në bashkëpunim me të gjitha autoritetet ndërkombëtare të aviacionit dhe shëndetit, duke marrë masat e nevojshme”.

Transportuesi kombëtar do të ofrojë ndryshime të linjave, ditëve dhe opsione falas të anulimit për fluturimet ndërkombëtare.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, tha se Turqia shtoi nëntë vendet në listën e saj të fluturimeve të pezulluara.

Sot më herët, Turqia konfirmoi tre raste të reja të koronavirusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në pesë.

“Pas dy rasteve tona të para, ne konfirmuam tre raste të reja që ranë në kontakt me ta dhe ishin nga e njëjta familje. Të pesë rastet lidhen drejtpërdrejtë”, tha Fahrettin Koca në një konferencë për media në Ankara. 

Pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, ai është përhapur në të paktën 123 vende dhe territore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila shpalli shpërthimin një pandemi, numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur pothuajse 5 mijë me mbi 132.500 raste të konfirmuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit