Turqia reagon lidhur me aktivitetet në Mesdheun Lindor

Mos i humb

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë dhe njëherësh drejtor për Çështjet e BE-së, Faruk Kaymakcı, tha se BE-ja nuk ka fuqi dhe kompetenca për të gjykuar në lidhje me përcaktimin e kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë të vendeve anëtare me vendet e treta.

Kaymakcı ka reaguar ndaj deklaratës së Manfred Weber, kandidatit për president të Komisionit Evropian nga partia më e madhe politike në Parlamentin Evropian (PE), Partia Popullore Evropiane, në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.

“BE-ja nuk ka fuqi dhe kompetenca për të gjykuar në lidhje me përcaktimin e kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë të vendeve anëtare me vendet e treta dhe nuk i jepet leje BE-së në lidhje me këtë. ‘Solidariteti mes anëtarëve’ nuk mund të pengojë të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të arsyetojë pretendimet e njëanshme të grekëve qipriotë”, tha Kaymakcı në postimin e tij.

Weber, nëpërmjet rrjetit social, ka mbështetur pretendimet e njëanshme të Administratës Greke Qipriote anëtare e BE-së, në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimet e njëanshme të administratës së Qipros Greke në Mesdheun Lindor, duke theksuar se Qiproja Turke po ashtu ka të drejta për burime në këtë zonë.

Greqia dje kërcënoi Turqinë duke thënë se do të kërkojë sanksione nga BE-ja për shkak të aktiviteteve kërkimore të Turqisë në Mesdhe.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja ndërhyri si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore.

Dekadat që nga ajo kohë kanë parë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por të gjitha të përfunduara pa sukses. Ajo e fundit, e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit