Turqia: Rezoluta në OKB ishte “mundësi e humbur”

Mos i humb

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e ka përshkruar si një “mundësi të humbur” vendosjen e vetos ndaj projekt-rezolutës në lidhje me Gutën Lindore të Sirisë e cila u paraqit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe u mbështet nga Turqia.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy, duke folur në një konferencë shtypi në Ankara, tha se projekt-rezoluta ishte paraqitur në KS-OKB për të mundësuar një hetim mbi sulmin e dyshuar kimik në Gutën Lindore, por ndaj saj u vendos veto nga ana e Rusisë të martën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqitën projekt-rezolutën, por ndaj saj u vendos veto. Ne e shohim këtë projekt-rezolutë si një mundësi të humbur”, tha Aksoy.

Zëdhënësi shtoi se Turqia ishte midis mbështetësve të projekt-rezolutës.

Ndryshe, sipas Mbrojtjes Civile Siriane, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të rajonit të rrethuar të Gutës Lindore të shtunën, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë e cila bëri thirrje për një armëpushim njëmujor në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar dhënien e ndihmës humanitare.

Pavarësisht rezolutës, regjimi i Asadit muajin e kaluar filloi një ofensivë të madhe tokësore, mbështetur nga Rusia, që synonte marrjen e kontrollit të pozicioneve të fundit të opozitës në Gutën Lindore.

Muajin e kaluar, një komision hetimor i OKB-së publikoi ​​një raport që akuzon regjimin për kryerje të krimeve të luftës në Gutën Lindore, përfshirë përdorimin e armëve kimike kundër civilëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit