Turqia shënon 44 vjetorin e operacionit të paqes në Qipro

Mos i humb

Forcat e armatosura turke shënuan 44 vjetorin e operacionit ushtarak të Turqisë të kryer në vitin 1974 për të mbrojtur popullatën turke të Qipros veriore.

20 korriku shënohet si Dita e Paqes dhe Lirisë në Republikën Turke të Qipros Veriore, e cila përkujton “Operacionin e Paqes në Qipro”, ndërhyrjen e madhe ushtarake për të mbrojtur turqit qipriotë nga dhuna që përfshiu ishullin në vitin 1974.

“I përkujtojmë dëshmorët dhe veteranët tanë me mëshirë dhe mirënjohje me rastin e 44 vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro”, tha ushtria turke në një postim në rrjetin social Twitter.

Gjithashtu, ushtria turke publikoi ​​një video që shfaq operacionin e realizuar 44 vjet më parë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, po ashtu përkujtoi dëshmorët përmes rrjetit social Twitter.

“Në përvjetorin e 44 të Operacionit të Paqes në Qipro, ne kujtojmë dëshmorët tanë me respekt dhe shprehim mirënjohje për veteranët tanë. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me turqit qipriotë”, shkroi ai.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974 kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si forcë garantuese e paqes.

Përpjekja më e fundit për ribashkimin e ishullit të Mesdheut përfundoi pa sukses në vitin 2017 pas dy vite negociatash./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit