Filipine, stuhia “Henry” shkakton zhvendosjen e mbi 71 mijë personave

Mos i humb

Mbi 71 mijë persona në Filipine janë zhvendosur në zona të sigurta për shkak të një stuhie që ka përfshirë vendin.

Rreziqet nga stuhia tropikale “Henry” kanë shkaktuar zhvendosjen e 71.310 personave, njoftoi Agjencia Kombëtare e Katastrofave e Filipineve, raportojnë mediumet lokale.

Në njoftimin e agjencisë thuhet se mbi 19 mijë familje që jetojnë në rajonet e rrezikuara janë shpërngulur në 59 pika të sigurta dhe se janë duke u plotësuar nevojat e tyre.

Siç njoftohet, 152 shtëpi kanë pësuar dëme deri më tani si pasojë e stuhisë, ndërsa evakuimet kryhen pasi është paralajmëruar rritje e intensitetit të saj.

Ndryshe, mbi 120 persona në Filipine kishin humbur jetën vitin e kaluar si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga tajfuni tropikal Tembin (Vinta).

Çdo vit Filipinet përfshihen nga afër 20 tajfunë dhe stuhi që burojnë nga Paqësori./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit