Turqia shënon Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Mos i humb

 

 

Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve dhe në të njëjtën kohë 98-vjetorin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Me rastin e kësaj dite, kryetari i kuvendit, Ismail Kahraman, kryesoi një delegacion të zyrtarëve në një vizitë në mauzoleun Anitkabir të Ataturkut në Ankara.

Kahraman u shoqërua nga kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım, lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, lideri i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, zëvendëskryeministra, ministra dhe zyrtarë të tjerë.

Më pas, kryeministri Yıldırım zhvilloi takimin tradicional me fëmijët në rezidencën Çankaya.

Në kuvend më vonë do të mbahet seancë speciale kushtuar kësaj dite, në të cilën do të marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjatë ditës në të gjithë Turqinë me aktivitete të ndryshme do të vazhdojnë manifestimet, kurse ngjarja qendrore do të mbahet në kryeqytetin Ankara.

Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë. Kjo datë festohet në prani të fëmijëve nga e gjithë bota.

Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Pesë vjet më vonë, më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit