“Turqia shteti më aktiv në Lindjen e Mesme, pas Rusisë”

Mos i humb

Turqia pas Rusisë është shteti i dytë i cili luan rol më të rëndisishëm në Lindjen e Mesme.

Në një hulumtim të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve Pew, selia e së cilës ndodhet në Washington, morën pjesë 6 mijë e 204 persona nga Turqia, Tunizia, Libani, Jordania dhe Izraeli. Ky hulumtim tregon se Turqia, në krahasim me 10 vitet e fundit, me 63 për qind është shteti i dytë më aktiv në Lindjen e Mesme.

Rusia me 64 për qind radhitet në vendin e parë në listë, kurse SHBA-ja me 62 për qind në vendin e tretë, Irani me 53 për qind në vendin e katërt, Izraeli me 46 për qind në vendin e pestë, Arabia Saudite me 41 për qind në vendin e gjashtë dhe Egjipti me 19 për qind në vendin e shtatë.

Mendime pozitive për presidentin e Turqisë, Erdogan

Në opinionet e marra nga pjesëmarrësit e shteteve në fjalë, është parë se ata kanë tendencë për të dhënë një opinion negativ për udhëheqësit e Lindjes së Mesme, ku vetëm presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ishte jashtë kësaj tendence.

Niveli i atyre që treguan mendime pozitive pë presidentin Erdogan në Jordani ishte 66 për qind, në Tunizi 59 për qind dhe në Liban 42 për qind. Kurse në Izrael ky nivel ishte 15 për qind.

Vetëm një të tretat e pjesëmarrësve kanë qëndrim pozitiv për presidentin e Egjiptit, Abdulfettah el-Sisi dhe Mbretin e Arabisë Saudite Selman, kurse edhe niveli i atyre me pikëpamje pozitive për mbretin e Jordanisë ishte i ulët.

Qasja më negative ndaj udhëheqësve të Lindjes së Mesme ishte për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, liderin e Sirisë Bashar al Asad dhe presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Nuk ka shpresa se do të përfundojë lufta në Siri

Sipas hulumtimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të rajonit mendojnë se lufta në Siri, i cili po vazhdon për shtatë vite me radhë, nuk do të përfundojë edhe në 5 vitet e ardhshme.

Sipas hulumtimit personat të cilët kanë mendime më pozitive për përfundimin e luftës në Siri jetojnë në Jordani, ku 48 për qind e tyre kanë shpresë se lufta në Siri do të përfundojë brenda 5 viteve të ardhshme.

Niveli i atyre të cilët mendojnë se lufta në Siri do të përfundojë brenda 5 viteve, në Izrael është 40 për qind, në Liban 32 për qind, në Turqi 27 për qind dhe në Tunizi 15 për qind./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit