Turqia shumë serioze me rastin e masakrës në xhami, z/presidenti turk urgjentisht në Zelandë të Re!

Mos i humb

Nënpresidenti i Turqisë Fuat Oktay, po zhvillon në vizitë dyditore në Zelandë të Re. Me vete ka marrë edhe Ministrin e Jashtëm Çavuşoğlu. Vizita e delegacionit të lartë turk atje, vjen menjëherë pas sulemve vrastare terroriste që u bënë në dy xhami në Zelandë të Re. Turqia është shteti i vetëm musliman ë ka reaguar në këto përmasa.

Fuad Oktay i cili gjendet për vizitë në Zelandë të Re, i bëri thirrje botës që të ndalojë promovimin e “gjuhës provokuese” pas sulmeve terroriste të së premtes në dy xhami në qytetin Chrictchurch të këtij vendi.

“Ne duhet të fillojmë të përdorim një gjuhë tjetër. E gjithë bota duhet të ndalë promovimin e gjuhës provokuese”, u tha Oktay gazetarëve së bashku me ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Oktay dhe Çavuşoğlu gjenden në një vizitë dyditore në qytetin e Christchurch në një përpjekje për të riafirmuar qëndrimin e fortë të Turqisë kundër islamofobisë dhe ksenofobisë, si dhe për të treguar solidaritetin e saj me Zelandën e Re pas sulmeve terroriste.

Të paktën 50 muslimanë u vranë pasi një terrorist hapi zjarr mbi besimtarët gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Al Noor dhe atë në Linwood në Christchurch.

Oktay tha se terrori dhe terroristët nuk kanë “asnjë fe, racë dhe asnjë gjeografi”.

Nga ana tjetër, Çavuşoğlu, tha se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) do të mblidhet në një takim urgjent në Turqi të premten pas sulmit të dyfishtë terrorist në Zelandën e Re.

“Do të formojmë një komision për të ndjekur vendimet që kemi marrë, do ta sjellim këtë çështje në të gjitha platformat, duke përfshirë edhe OKB-në”, tha kryediplomati turk.

Çavuşoğlu shtoi se muslimanët në Zelandën e Re dhe në të gjithë botën ndihen “jashtëzakonisht jorehatë” nga rritja e islamofobisë dhe racizmit.

Në kuadër të qëndrimit në Zelandën e Re, Oktay dhe Çavuşoğlu vizituan xhaminë Al Noor, ku ndodhi sulmi terrorist, dhe të plagosurit në spital, duke përfshirë tre turq.

Më pas, dy zyrtarët turq u takuan gjithashtu me Patsy Reddy, guvernatoren e përgjithshme të Zelandës së Re.

“Ne supozojmë se terroristi zgjodhi vendin tonë për t’u bërë i famshëm pasi që ai ka rrezik minimal”, tha Reddy.

Reddy shtoi se të plagosurit do të përfitojnë nga kompensimi dhe se Zelanda e Re punon në masë të madhe për të parandaluar që emigrantët të ndikohen nga sulmet terroriste të së premtes.

Reddy gjithashtu kujtoi vizitën e saj në Turqi vitin e kaluar.

“Ne nuk kemi asnjë problem me Turqinë. E pashë këtë miqësi në mënyrën më të mirë gjatë vizitës sime në Turqi vitin e kaluar. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan na priti shumë mirë”, tha Reddy.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit