“Turqia vazhdimisht i mbron anijet e shpimit në Mesdheun Lindor”

Mos i humb

Komandoja e forcave detare turke ofron mbrojtje të plotë për anijet turke të shpimit që operojnë në Mesdheun Lindor, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria shpërndau një video material të incizuar nga një mjet ajror pa pilot ku shfaqet një anije turke e shpimit e shoqëruar nga një korvetë, anije sulmuese dhe nga një mjet ajror pa pilot të tipit Bayraktar TV-2.

Nga ministria thonë se anijeve të shpimit u ofrohet mbrojtje e plotë si nga sipërfaqja, ashtu edhe nën ujë, duke thënë se mjete ajrore pa pilotë, avionë, helikopterë, korvetë, fregata dhe nëndetëse janë të gatshme të përfshihen në veprime ushtarake në çdo kohë nëse është e nevojshme.

Publikimi i videos vjen në kohën kur Turqia po pretendon të drejtat e saj dhe të drejtat e qipriotëve turqë për të kërkuar resurset natyrore në Mesdheun Lindor përballë mospajtimeve evropiane dhe sfidave, përfshirë këtu edhe kërcënimet për të arrestuar stafin e anijeve turke të shpimit.

– Mosmarrëveshja në Mesdheun Lindor

Turqia vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) po ashtu ka të drejta për burimet në këtë zonë.

Që nga kjo pranverë, Ankaraja ka dërguar në Mesdheun Lindor dy anije shpimi, anijet Fatih dhe atë Yavuz, duke pohuar të drejtat e Turqisë dhe të TRNC-së mbi burimet e këtij rajoni.

Anija e shpimit të Turqisë “Fatih” nisi operacionet e shpimit në det të hapur këtë maj në një zonë prej 75 kilometra) në brigjet perëndimore të ishullit të Qipros.

Athina dhe grekët qipriotë kanë kundërshtuar këtë lëvizje, duke kërcënuar me arrestimin e ekipeve të anijeve dhe duke i listuar edhe krerët e BE-së për t’u bashkuar me kritikat e tyre.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti nga Greqia që synonte aneksimin e Qipros, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC.

Dekadat që nga ajo kohë kanë parë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha të dështuara. Ajo e fundit e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit