Turqia veto pjesëmarrjes së PYD/PKK në Soçi

Mos i humb

Turqia njoftoi gjatë takimit të tetë për Sirinë në Astana se nuk do të pranojë pjesëmarrjen e PYD/PKK-së ose të degëve të tyre në Kongresin e Dialogut Kombëtar që do mbahet në kryeqytetin Soçi të Rusisë.

Në ditën e dytë dhe të fundit të takimit të tetë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, delegacionet nga Turqia, Rusia dhe Irani po vazhdojnë bisedimet në lidhje me listën e palëve siriane që do të marrin pjesë në Kongres.

Në Samitin e organizuar më 22 nëntor, në qytetin rus të Soçit, ku mori pjesë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bashkë me homologët e tij rus dhe iranian, Erdoğan kishte deklaruar se bashkarisht do vendoset për pjesëmarrësit në Kongresin e Dialogut Kombëtar.

Mësohet se zyrtarët turq kanë kundërshtuar ftesën për organizatën terroriste PYD/PKK në Kongresin që do të mbahet me delegacionin rus dhe iranian.

Delegacioni turk përsëriti qëndrimin e shprehur kohë më parë nga presidenti Erdoğan dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, për të mos ftuar degët e organizatave terroriste në Kongres.

Sipas të dhënave të siguruara, Turqia me shtetet garantuese kanë rënë dakord së në Kongres mund të ftohet Këshilli Kombëtar Kurd i Sirisë, ngaqë nuk është i përfshirë në aktivitete terroriste. Turqia ka njoftuar Rusinë dhe Iranin për këtë vendim që para mbledhjes në Astana.

Grup pune për lirimin e të burgosurve

Ndërkohë, burimet opozitare ushtarake kanë raportuar se regjimi i Bashar Assadit ka vazhduar qëndrimin pa kompromis për lirimin e të burgosurve, sikurse në mbledhjen e mëparshme.

Vendet garantuese kanë rënë dakord për krijimin e një grupi punues për lirimin e të burgosurve.

Gjithashtu, pritet të firmoset një dokument për pastrimin e minave në zonë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit