Turqia vlerëson bashkëpunimin me Gjeorgjinë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik me Gjeorgjinë.

“Fatkeqësisht, marrëdhëniet tona që kemi ruajtur në nivelin e partneritetit strategjik janë pezulluar. Sot, me udhëzimet që u dhamë ministrave tanë të jashtëm, ne do të mbledhim këshillin tonë të bashkëpunimit strategjik sa më shpejt të jetë e mundur”, tha presidenti Erdoğan para përfaqësuesve të mediave në Pallati Presidencial në kryeqytetin Ankara.

“Projektet e përbashkëta të energjisë dhe transportit që kemi plotësuar së bashku me vëllain tonë Azerbajxhanin na kanë mundësuar të krijojmë një zonë të stabilitetit nga Kaukazi në Anadoll”, tha Erdogan, duke iu referuar gazit natyror dhe projekteve hekurudhore të përfunduara nga Turqia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani.

Presidenti turk më tej tha se dy liderët kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të rritur vëllimin e shkëmbimit tregtar nga 1.5 miliardë dollarë sa ishte në find të vitit 2018, në 3 miliardë dollarë.

Erdogan gjithashtu tha se 2.200 ushtarë të Gjeorgjisë kanë marrë shkollim ushtarak në kuadër të stërvitjeve ushtarake midis dy vendeve.

“Përpjekjet tona për të mbajtur paqen dhe stabilitetin në detin tonë të përbashkët, në Detin e Zi, vazhdojnë me kontributin e Gjeorgjisë. Përpos kontakteve tona ushtarake, ne shpresojmë të formojmë marrëdhënie më të ngushta mes kompanive tona të industrisë së mbrojtjes”, shtoi ai.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Georgi Gakharia, tha se Tbilisi është i përkushtuar në zhvillimin e mëtejmë të partneritetit ekzistues strategjik.

Duke theksuar se Gjeorgjia i kushton rëndësi bashkëpunimin në korridorin e energjisë mes dy shteteve, Gakharia tha se “Turqia është një rrugë e Gjeorgjisë për në Evropë”.

Në fund të takimit, Gakharia tha se do të dërgojë ftesë zyrtare për presidentin Erdoğan që të vizitojë Gjeorgjinë në të ardhmen e afërt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit