Tusk sot në Tiranë, Rama takon Merkel të enjten

Mos i humb

 

 

 

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku do takohet me zyrtarët e vendit.

 Vizita e Tusk në Tiranë është në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup.

Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit