U arrestua për vdekjen e punonjësit të Bashkisë Berat. Gjykata lë në arrest me burg inxhinierin e pyjeve. Avokati: Ishte i karantinuar…

Mos i humb

Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 30 ditë deri në plotësimin e veprimeve hetimore nga ana ana e prokurorisë për 31-vjeçarin Karafil Bregu.

Inxhinieri i pyjeve Bregu,mu arrestua një ditë më parë,pas vdekjes së punonjësit të Drejtorisë së Bujqësisë në bashkinë Berat,Shkëlqim Metkaj,mi cili ra gjatë punës për prerjen e një lisi shekullor dhe gjeti vdekjen. 31-vjeçari Karafil Bregu akuzohet për “Shkelje të rregullave të sigurisë gjatë punës”.

Sipas organit të akuzës,ai nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qënë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi Shkëlqim Metkaj,i cili ndërrojë jetë. Prokurori i çështjes Gentjan Abazi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtarja Klejda Çapja,pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe avokatin mbrojtës Arhenc Berati,ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me afat 30 ditë deri në plotësimin e veprimeve hetimore” për inxhinierin e pyjeve në bashkinë Berat,31-vjeçarin Karafil Bregu.

Sipas palës mbrojtëse 31-vjeçari Karafil Bregu, nuk ka qënë në punë ditën që ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas avokatit, klienti i tij është arrestuar në mënyrë të paligjshme pasi ka qënë i karantinuar prej ditësh në banesën e tij në lagjen “Uznovë”,për shkak se kishte shfaqur shenja të Covid-19 dhe ishtë në pritje të tamponit të bërë. Avokati Arhenc Berati ka deklaruar se,do të apelojë masën e arrestit për klientin e tij pasi nuk ishin përfunduar hetimet proçeduriale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit