U arrestuan në Gramsh, Gjykata jep vendimin për dy rusët dhe ukrainasin të akuzuar për spiunazh

Mos i humb

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin të arrestuar në Gramsh, të akuzuar për spiunazh.

Togat e zeza e kanë cilësuan të ligjshëm arrestimin e tyre.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekret shtetëror të hetimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit