U dënua nga autoritetet malazeze pse valëviti flamurin shqiptar, Rama e Cakaj heshtin

Mos i humb

Ilir Domnori nga Shkodra u dënua nga autoritetet e Malit të Zi pasi valëviti flamurin shqiptar në ditën simbolike të Gështenjës në Krajë, më 13 nëntor.

Shteti malajzez e ka parë këtë verprim të tij si një provokim ndaj qytetarëve. Ai u gjobit me 300 euro dhe u dëbua për një muaj nga Mali i Zi. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga mediat e vendit fqinj.

Gjoba prej 300 eurosh u mor përsipër për t’u paguar nga Shoqata e Bjeshktareve “Rumia”, një gjest human nga ana e tyre tregon mbështetjen e madhe të shqiptarëve ndaj maratonomakut  64-vjeçar.

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ky veprim i shteti fqinj, ende nuk kemi asnjë reagim nga qeveria e Shqiperisë, as nga MEPJ dhe as nga Ambasada e Shqiperisë në Podgoricë.

Në Ostro të Krajës të shtunën e 13 nëntorit u mbajt “Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Ulqini, Shkodra, Tuzi apo dhe më gjerë.

Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës.

Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pas një aksidenti, ku  mjekët shqiptarë dhe ata të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit.

Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

Irfan Domnori gjithashtu është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së Bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit