U infektuan me covid punonjësit më të afërt të tij, Putin futet në karantinë

Mos i humb

Presidenti rus Vladimir Putin është futur në karantinë, pasi disa nga anëtarët e rrethit të tij më të afërt janë infektuar me covid. Për këtë arsye Putin nuk do të udhëtojë në Taxhikistan këtë javë për takimet e planifikuara të sigurisë rajonale.

Në një deklaratë që lëshoi ditën e sotme, Kremlini tha se Putin kishte telefonuar Presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rakhmon për të shpjeguar se ai nuk mund të udhëtonte për shkak të karantinimit dhe do të merrte pjesë në takime përmes skype-s.

“Putin tha se për shkak të rasteve të koronavirusit në rrethinën e tij, ai duhet të respektojë një regjim të izolimit për një periudhë të caktuar kohe”, tha Kremlini në deklaratën në telefon.

Udhëheqësi rus ka marrë një sërë masash paraprake shëndetësore gjatë gjithë pandemisë dhe ka bërë të dyja dozat e vaksinës Sputnik V covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit