U kap me municione luftarake, pranga 52-vjeçarit në Gjirokastër

Mos i humb

Goditet një rast i tentativës së trafikimit të municionit në Gjirokastër, ndërsa në pranga ka rënë një 52-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. H., banues në Cerrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet në dalje të RSH-së, në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën 49 fishekë luftarak (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit