U kapën duke shitur kanabis në doza, në pranga babë e bir në Fier

Mos i humb

Policia në Fier ka finalizuar operacionin e koduar “Doses” në kuadër të të cilit u vunë në pranga dy persona. Njoftohet se të arrestuarit janë A. D., 55 vjeç dhe D. D., 27 vjeç, babë e bir, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të 55-vjeçarit A. D, ata u kapën duke shitur lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit