U kapën me 1 kg kokainë, Gjykata jep vendimin për 3 të arrestuarit

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “35 ditë burg” për efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçin, ndërsa ka dhënën “arrest në burg” për 62-vjeçarin Ded Nimani. Luan Gaçi është lënë në “arrest shtëpie”.

Të tre këta persona u kapën para pak ditëve me 1 kilogramë kokainë.

Siç rezulton nga materialet e referuara nga policia, anti-droga në datën 14 maj paradite, ka marrë informacion në rrugë operative për transportin e kësaj lënde nga dy personat Nimani e Gaçi.

Në ndjekje të këtyre personave janë vënë efektivë policie që i kanë vëzhguar. Këta persona kanë udhëtuar bashkë deri në një moment, kur më pas janë ndarë, duke u ritakuar sërish pas më shumë se 1 ore në Ndroq, aty ku hynë në lojë edhe polici. Efektivët kanë ndjekur Luan Gaçin, pasi Dedë Nimani është ndarë nga ai, duke ikur për në Kavajë.

Arrestimet thuhet në procesverbalët e vëzhgimit janë bërë kur të tri personat kanë qenë jashtë makinave dhe me kokainën në duar. Nga ana tjetër, dëshmitë e dhëna para hetuesve nga efektivi forcave speciale, por edhe shtetasi tjetër Luan Gaçi japin një tjetër panoramë.

Ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni për drogën. Liçi ka pretenduar se e ka marrë në makinë si pasagjerë Dedë Nimanin pasi ishte duke ardhur nga Fieri në Tiranë. Efektivi RENEA-s pretendon se e ka marrë te stacioni i Plepave në Durrës, duke shtuar se një gjë të tillë e bën shpesh. Sipas policit 63-vjeçari kishte vendosur dicka në bagazh, por që se dinte cfarë.

Ndërkohë edhe Luan Gaçi pretendon se ska dijeni për drogën dhe ishte në Ndroq si taksistë për Dedë Nimanin. Ky i fundit ka zgjedhur të heshtë para hetuesve, ndërkohë që konsiderohet nga hetuesit si njeriu kyç në këtë transport të kokainës që do shpërndahej në doza të vogla në Tiranë e Durrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit