U mjekuan 20 ditë në shtëpi e më pas 2 javë në spital, COVID-19 i merr jetën mësueses në Përrenjas dhe vëllait të saj

Mos i humb

Një mësuese në Përrenjas dhe vëllai i saj kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Mësohet se Irena Bajlozi, mësuese muzike, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital, ndërkohë që sot ka humbur betejën me COVID-19 dhe vëllai i saj, Agron Bajlozi.

Mësohet se të dy, motër e vëlla, prej 20 ditësh kuroheshin në shtëpi, ndërkohë që prej dy javësh ishin të shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

  • foto galeri Pavarësisht ndihmës së mjekëve, motër e vëlla kanë ndërruar jetë. Mes të tjerash thuhet se e prekur nga koronavirusi është dhe bashkëshortja e Agron Bajlozit, e cila po trajtohet në shtëpi.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit