U nis drejt Prokurorisë, Berisha: Basha, vegël e qeverisë

Mos i humb

TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha do të dëshmojë sot në Prokurori në lidhje me protestën e 8 janarit, që u shoqërua me akte dhune.

Sapo doli nga shtëpia ai u prit nga gazetarët të cilëve u tha se para organit të akuzës do të dëshmojë bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar që sipas tij doli qartë si drita e diellit me 8 janar.

Berisha u shpreh se do të informojë gazetarët hollësisht sapo të dalë nga prokuroria.

Çfarë do të dëshmoj unë në prokurori, do të dëshmoj bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit me narkoshtetin shqiptar, që doli qartë si drita e diellit në datën 8 Janar. Për më shumë ju ftoj, që sapo të dal nga dera e prokurorisë do tiu njoftoj edhe juve. Basha është një vegël e qeverisë, aty jam thirrur nga Basha unë, jo nga Rama“, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit