U plagos pas sherrit në zyrë, arrestohet kreu i njësisë administrative në Kallmet të Lezhës

Mos i humb

Drejtuesi i njësisë administrative Kallmet, Besnik Simonaj që mbeti i plagosur një ditë më parë pas një sherri në zyrën e tij, u arrestua këtë të shtunë.

Masa e arrestit Simonajt iu komunikua në spital, kur po merr trajtim mjekësor pas plagëve të marra një ditë më parë. 41-vjeçari u përfshi në një debat me Altin Markun, që më pas i bëri pritë në rrugë duke e qëlluar me 3 plumba.

Mes dy personave ka pasur konflikte ta vazhdueshme. 1 vit më parë u dyshohet se pas një konflikti verbal mes tyre Besnik Simonaj ka rrahur Altin Markun. Të premten, ata janë takuar sërish në zyrën e Simonajt ku kanë bërë debat. Motivi i konfliktit mes tyre nuk dihet, ndërsa hetimet do të zbardhin më tej se çfarë e shtyu Markun që t’i zinte pritë e ta qëllonte më pas në makinë administratorin e Kallmetit.

Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja por autori që duket se ka zbrazur një karikator ndodhet në arrati. shoqëruesi i Simonaj që ndodhej me të kur i ndodhi atentati dhe e transportoi të plagosurin për në spital do të merret në pyetje.

Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “vrasjes më dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit