U prit në Kryeministri/ “S’do ta harrojmë kurrë…”, Zelensky zbardh takimin me Ramën

Mos i humb

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga takimi me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ai thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë për forcimin e pozitës së Ukrainës në rajonin e Ballkanit.

Sakaq, Zelensky zbuloi se ka folur me Ramën për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.

Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin e vendit, Edi Rama, u nënshkrua Marrëveshja e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitës së Ukrainës në rajonin e Ballkanit.

Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.

Faleminderit qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve”, ka shkruar presidenti ukrainas.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit