U sinjalizuan se po lëvizte me armë me vete, policia vihet në ndjekje të 49-vjeçarit shkodran, “surpriza” që gjetën në makinë

Mos i humb

Pas sinjalizimit se një person ishte duke lëvizur me armë me vete, policia e Shkodrës ka kapur në flagrancë shtetasin A. Gj., 49 vjeç, banues fshatin Pistulli në Vaun e Dejës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit