Uashingtoni përfshin rebelët Houthi të Jemenit në listën e grupeve terroriste

Mos i humb

Qeveria e presidentit amerikan në largim, Donald Trump njoftoi 10 ditë para fundit mandatit të tij presidencial, se do të përfshijë rebelët Houthi të Jemenit në listën e zezë të grupeve terroriste, një lëvizje që sipas organizatave ndërkombëtare, rrezikon përkeqësimin e krizës humanitare në vend.

“Kjo masë është finalizuar duke konsideruar Houthi përgjegjës për veprimet e tyre terroriste, veçanërisht në sulmet ndërkufitare që kërcënojnë civilët, infrastrukturën dhe transportit detar”, deklaroi sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Në një deklaratë të postuar në mediet sociale, Muhamed Ali al Houthi, një nga përfaqësuesit kryesorë të lëvizjes së armatosur të Jemenit tha se “politikat dhe veprimet e tij janë terroriste jo tonat”, duke iu referuar presidenti amerikan në largim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit