Udhëheqësi i rebelëve sirianë zotohet të mbyllë burgjet famëkeqe të Assadit

Mos i humb

Forcat rebele siriane deklaruan se do të mbyllin burgjet famëkeqe dhe të ashpra, të drejtuara nga presidenti i rrëzuar Bashar al-Assad dhe të dënojnë ata që janë përfshirë në vrasjen ose torturimin e të burgosurve, shkruan BBC.

Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammed al-Jolani, theksoi gjithashtu se do të shpërndante forcat e sigurisë së ish-regjimit.

Videot që tregojnë mijëra të burgosur të liruar nga burgu i Saydnaya – të quajtur një “thertore njerëzore” nga grupet e të drejtave të njeriut u shfaqën të dielën pas rënies së qeverisë së Assadit.

”Gati 60 000 njerëz janë torturuar dhe vrarë në burgjet e drejtuara nga Assad”, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër.

Grupi militant islamik i Jolanit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), udhëhoqi fraksionet e tjera rebele siriane në një ofensivë të rrufeshme që rrëzoi sundimin 54-vjeçar të dinastisë Assad.

Assad iku në Rusi në orët e para të së dielës, ku atij dhe familjes së tij iu dha azil pasi rebelët pushtuan kryeqytetin Damaskun.

Në një deklaratë të veçantë, Jolani tha se ‘’nuk mund të flitej për falje për ata që morën pjesë në torturimin ose vrasjen e të burgosurve’’.

“Ne do t’i ndjekim penalisht ata në Siri dhe do t’u bëjmë thirrje vendeve që të dorëzojnë ata që ikën në mënyrë që të mund të marrim drejtësi” shtoi ai.

Që nga rënia e presidentit Bashar al-Assad, sirianët janë futur në burgjet famëkeqe të regjimit, duke kërkuar dëshpërimisht për të dashurit e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit