Uganda planifikon vendosjen e tatimit në WhatsApp, Twitter dhe Facebook

Mos i humb

 

 

Autoritetet e Ugandës planifikojnë vendosjen e tatimit mbi rrjetet sociale.

Qeveria e Ugandës arsyeton vendimin në fjalë me brengën për sigurinë kombëtare dhe me nevojën për shtrirje më të madhe të rrjetit elektroenergjetik.

“Na duhen para për të ruajtur sigurinë kombëtare, por edhe për zgjerim të rrjetit elektroenergjetik, në mëyrë që qytetarët të mund më shpesh të kalojnë çaste në rrjetet sociale”, tha ministri për Financa, Matia Kasaija.

Ai tha se tatimin do ta paguajnë të gjithë përdoruesit e telefonave celularë që kanë të instaluar aplikacionet WhatsApp, Twitter dhe Facebook.

Autoritetet në atë vend, më parë njoftuan për themelimin e një rrjeti social, si dhe bllokimin e përmbajtjes pornografike në internet.

Mediat lokale thonë se këto dy nisma nuk janë realizuar kurrë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit