Ukraina dhe NATO më 10 janar do bisedojnë mbi “qëndrimin agresiv të Rusisë”

Mos i humb

Komisioni Ukrainë-NATO do të mblidhet më 10 janar në Bruksel për të biseduar mbi “qëndrimin agresiv të Rusisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë twitter, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se një vendim në lidhje me Ukrainën nuk do të merret pa Ukrainën.

Kuleba njoftoi se më 10 janar do të vizitojë Brukselin për takimin e komisionit Ukrainë-NATO. Ai theksoi se takimi më shumë është pjesë e një përpjekjeje diplomatike me gamë të gjerë për të penguar “qëndrimin agresiv të Rusisë”.

Pas fortifikimit ushtarak të Rusisë në muajt e fundit në kufirin e Ukrainës, mes Perëndimit dhe Rusisë u rritën tensionet dhe në këtë drejtim janë bërë thirrje për uljen e tensioneve.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për sigurinë e Ukrainës do të fillojnë më 10 janar. Ndërkohë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se takimi i Këshillit NATO-Rusi do të mbahet më 12 janar.

Po ashtu edhe kryediplomatët e vendeve anëtare të NATO-s njoftohet se ditën e premte më 7 janar do të mblidhen për të diskutuar zhvillimet lidhur me aktivitetet ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit