Ukraina pret një qëndrim të qartë nga Gjermania për përdorimin e gazit si ‘armë’ nga ana e Rusisë

Mos i humb

Ukraina pret një qëndrim të qartë nga Gjermania për “shndërrimin e gazit natyror në armë” nga Rusia, tha të premten kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata nga Kuleba erdhi gjatë një konference shtypi së bashku me ministrin e Jashtëm të Moldavisë dhe Integrimit Evropian, Nicu Popescu.

Duke komentuar fitoren në zgjedhje të presidentes pro-evropiane të Moldavisë Maia Sandu, Kuleba tërhoqi vëmendjen për pjesëmarrjen e Sandu-s në programin e Krimesë më 23 gusht.

Ukraina gjithashtu mbështet integritetin territorial të Moldavisë, vuri në dukje ai.

Siguria e energjisë ishte midis çështjeve të diskutuara në takimin e tij me Popeskun, tha Kuleba.

“Ne i kemi dhënë Moldavisë gaz natyror më parë. Bashkëpunimi ynë në këtë fushë do të vazhdojë”, shtoi ai.

Moldavia dhe Ukraina mund të kapërcejnë presionin rus duke bashkëpunuar, tha ai.

I pyetur në lidhje me komentet e fundit të presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me mundësinë e rritjes së furnizimit me gaz natyror në Evropë kur të miratohet linja e gazit Rrjedha Veriore 2, Kuleba përsëriti se Rusia përdorë gazin natyror “si armë”.

Popesku tha se ata të dy diskutuan anëtarësimin në BE, i cili është një synim i përbashkët për të dy vendet, si dhe çështjet rajonale.

Të dy vendet mbështesin integritetin territorial të njëri-tjetrit, tha ai, dhe falënderoi Ukrainën për rolin e saj në zgjidhjen paqësore të problemit të Transnistrisë, shteti separatist i panjohur në Moldavinë veriore.

Duke konfirmuar mundësinë e furnizimit me gaz natyror nga Ukraina, Popesku tha se ai dhe Kuleba ranë dakord për udhëtimin pa pasaportë midis Ukrainës dhe Moldavisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit