Ministri turk i mbrojtjes tha se ka pasur një takim “pozitiv” me homologun grek

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë tha se kishte një takim “pozitiv” me homologun e tij grek në Bruksel, në margjinat e mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne patëm një takim pozitiv dhe konstruktiv me ministrin grek të mbrojtjes (Nikos Panagiotopoulos)”, u tha gazetarëve Hulusi Akar të premten vonë.

“Presim të shohim rezultatet pozitive të këtij takimi në ditët në vijim”, shtoi ai.

Ai përsëriti se veprimet provokuese dhe retorika që rrisin tensionet midis dy vendeve “nuk janë të dobishme”.

Në lidhje me paktin e mbrojtjes të Greqisë me Francën, të arritur në fillim të këtij muaji, Akar tha se duke qenë se të tre vendet janë anëtarë të NATO-s, aleanca të tilla kërcënojnë të “dëmtojnë si NATO-n, ashtu edhe marrëdhëniet dypalëshe, dhe të minojnë besimin”.

Vitet e fundit Turqia dhe Greqia kanë qenë në mosmarrëveshje për çështjet si përcaktimi i drejtë demarkacionit detar dhe burimeve energjetike dhe militarizimi i ishujve të Egjeut nga Athina në kundërshtim me traktatet e mëparshme.

Në lidhje me projektin e Turqisë për të përmirësuar flotën e saj të avionëve F-16, Akar tha se ka filluar puna teknike si për furnizimin e Block 70 Viper F-16 nga SHBA-ja, ashtu edhe për modernizimin e disa avionëve që ajo tashmë zotëron.

“Forcimi i Turqisë dhe Forcave të Armatosura Turke do të thotë gjithashtu forcimi i mbrojtjes së NATO-s”, argumentoi ai.

Duke thënë se Turqia është në gatishmëri për sulmet terroriste të PKK/YPG-së në veri të Sirisë, pranë kufirit të saj jugor, Akar shtoi se prania e Turqisë në rajonin e Idlibit është “e rëndësishme”.

“Prania jonë atje parandalon masakrat nga regjimi (i Asadit)”, tha ai. “Parandalimi i kësaj ndalon gjithashtu një valë emigrantësh dhe radikalizimin”, shtoi Akar.

Zona e deeskalimit të Idlibit u krijua sipas një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Rusisë. Zona ka qenë objekt i marrëveshjeve të shumta të armëpushimit, të cilat janë shkelur shpesh nga regjimi i Asadit dhe aleatët e tij.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Akar tha gjithashtu se gjatë takimit të tyre, shefat e mbrojtjes së NATO-s kishin diskutuar çështjet e parandalimit, zhvillimet rajonale dhe globale, veçanërisht zhvillimet në Afganistan, dhe sfidat e ndryshimeve klimatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit