UKRAINË – Rusia nis sulmet me dronë

Mos i humb

Ushtria ruse ka nisur një sulm të ri ajror në Ukrainë duke përdorur të ashtuquajturat drone kamikaze, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Ukrinform”, duke thënë se dy grupe të dronëve “Shahed” të prodhuar nga Irani u vunë re pranë Mykolaiv, në jug të Ukrainës.

“Alarmi ajror, dy grupe dronësh”, shkroi shefi i administratës ushtarake rajonale, Vitali Kim në Telegram.

Dronët tani, nga popullata ukrainase quhen “mopeds” për shkak të zhurmës së motorëve të tyre. Alarmet ajrore u lëshuan në të gjithë jugun e vendit.

Sulmet e fundit vijnë pas natës së Vitit të Ri, kur ushtria ruse lëshoi dhjetëra dronë kamikaze, të cilët u përplasen vertikalisht me ngarkesën e tyre shpërthyese në objektivat në Ukrainë. Sipas zyrtarëve ukrainas, të 45 dronët u rrëzuan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit