Ukrainë, tre të vdekur nga ulja emergjente e avionit të mallrave

Mos i humb

Ankara

Avioni ukrainas i mallrave Antonov-12 sot bëri ulje emergjente pranë qytetit perëndimor Lviv, tha Ministria e Infrastrukturës së vendit.

Sipas informacioneve paraprake, avioni u ul me fatalitete, tha ministria në një deklaratë.

“Si rezultat i përplasjes së avionit, tre persona humbën jetën, tre të tjerë u lënduan ndërsa fati i dy personave nuk dihet”, thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet se avioni ishte i detyruar të bënte një ulje emergjente pasi ishte gati pa karburant.

Autoritetet po hetojnë incidentin, shtoi ministria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit