Ulen çmimet e perimeve/ Fermerët në Kosovë: Pandemia nuk e uli kërkesën

Mos i humb

Liridon Bekteshi nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë po bën vjeljen e parë të specave të rritur në serë, çmimi i të cilëve si pasojë e pandemisë ka shënuar rënie prej një euro për thes.

Ai tregon se po e shet me këtë çmim, edhe pse cilësia e tyre është më e mirë se vitin e kaluar për shkak të kushteve të favorshme klimatike.

Pas përkujdesjes dhe vjeljes, me shitjen në treg merret xhaxhai i Liridonit, i cili tregon se për fat të mirë pandemia nuk ka ndikuar në rënien e shitjes së specave, që në këtë sezon më së tepërmi blihen për përgatitjen e turshive.

Por, të njëjtin fat nuk e kishte dhe domatja, e cila më tepër blihet nga sektori i gastronomisë. Për ta rritur kultivimin e specit, domates, e trangujve, Ministria e Bujqësisë ka paraparë rritje të subvencionimit për 50 përqind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit