UNICEF: Afro 17 milionë foshnja thithin ajër toksik

Mos i humb

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) paralajmëroi se rreth 17 milionë foshnja të moshës nën 1 vjeç në botë i nënshtrohen ajrit toksik.

Në raportin e UNICEF-it thuhet se 17 milionë foshnja në botë jetojnë në rajone ku niveli i ndotjes së ajrit është gjashtëfish më i lartë se niveli i përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pamjet satelitore tregojnë se 12.2 milionë nga foshnjat të cilat i nënshtrohen ajrit të ndodtur jetojnë në rajonet e Azisë Jugore.

Në raport thuhet se 4.3 milionë foshnja të cilat i nënshtrohen më shumë se gjashtëfishit të kufirit ndërkombëtar të ndotjes së ajit, jetojnë në rajonin e Azisë Lindore dhe të Paqësorit.

Duke vënë në dukje se ajri toksik mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të foshnjave, në raport theksohet rëndësia e 1000 ditëve të para në zhvillimin e trurit të foshnjes.

Më tej në raport thuhet se frymëmarrja e grimcave të ajrit të ndotur mund të dëmtojë indet e trurit dhe zhvillimin kognitiv të fëmijëve të vegjël dhe se kjo gjendje mund të ndikojë gjatë tërë jetës së tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i UNICEF-it, Anthony Lake tha se “Ajri i ndotur nuk i dëmton vetëm mushkëritë e foshnjave por në të njëjtën kohë shkakton dëme të përhershme në trurin e tyre dhe kështu ndikon në të ardhmen e tyre”

“Mbrojtja e fëmijëve nga ndotja e ajrit nuk ofron vetëm dobi për fëmijët por në të njëjtën kohë mundëson zvogëlimin e shpenzimeve në shëndetësi, rritjen e produktivitetit dhe duke mundësuar ambient më të sigurt dhe më të pastër kontribuon në shoqëri”, shtoi Lake.

Në raport përshkruhen hapat urgjente që do të ndërmerren për uljen e ndikimit të ndotjes së ajrit në trurin e foshnjave ndërsa paralajmërohen edhe prindërit që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar që fëmijët e tyre të mos i nënshtrohen tymit të dëmshëm nga oxhaqet dhe duhani./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit