Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane i gatshëm për investime strategjike në Kosovë dhe Shqipëri

Mos i humb

 

 

Në një takim të organizuar nën patronatin e konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, ministrat e dy shteteve shqiptare për diasporën, Pandeli Majko e Dardan Gashi, takuan komunitetin e bizneseve shqiptare në Zvicër.

Duke çmuar lartë kontributin e deritanishëm  të mërgatës, të dy ministrat bënë edhe një herë thirrje që afaristët shqiptarë nga mërgata  të bëhen pjesëmarrës në projektet strategjike.

Përfaqësuesit e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, Zenun Krasniqi, nënkryetar dhe Bekim Brestovci, drejtor ekzekutiv, njoftuan ministrat Majko dhe Gashi, që Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, krahas investimeve të gjertanishme të bëra nga anëtarët e Unionit në shtetet e origjinës, tani janë në fazën e dytë të përgatitjes së dokumentacionit për aplikim për marrjen e licencës për hapjen e Bankës Zhvillimore të Diasporës, në Kosovë.

Unioni i bizneseve gjithashtu shprehi gatishmërinë që të jetë në kontinuitet kontribuues në të gjitha projektet të cilat nga qeveritë e të dy shteteve do shihen si projekte të një rëndësie strategjike.

Në fund të takimit u shpreh edhe një vullnet i madh që të hapen zyrat e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, si në Tiranë e po ashtu edhe në Prishtinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit